Pushime verore

Home / Pushime verore

Pushime ne Kroaci


Turizmi

Prevllaka është në rajonin e Dubrovnikut, quajtur “perla e Adriatikut”, një simbol turistik global i Kroacisë.

I gjithë rajoni bregdetar i Dalmacisë, me plazhet e paprekura, ishujt e bukur dhe detin e pastër, është motori i turizmit kroat, që përllogaritet se sjell 17 për qind të PBB vjetore.

Sipas agjencive turistike dhe hoteleve në Kroaci, pronotimi ose akomodimi për verën, piku i sezonit turistik në vend, po shkon më mirë se në vitet e fundit.

 

(më tepër…)


Pushime ne Malin e Zi


Mali i Zi po kthehet me shpejtësi në mekën e turizmit për disa nga njerëzit më të pasur në botë. Turistë të pasur në kërkim të deteve të kaltër dhe akomodimeve luksoze po vijnë tani me shumicë në këtë perlë të Adriatikut.

Porto Montenegro është një fshat i ri turistik që e ka ngritur Malin e Zi, këtë shtet të vogël ballkanik, nga një destinacion i parapëlqyer për turistët e zakonshëm rusë dhe serbë në një magnet për disa nga njerëzit më të pasur të botës.

(më tepër…)


Pushime ne Turqi


Turqia

Turqia eshte nje nga destinacionet me te kerkuara per te kaluar pushimet e veres , apo raste speciale si muaj
majlti nga te gjitha vendet e botes .Pushuesit nga Evropa e konsiderojnë Turqinë si një desitinacion pushimi
tërheqës dhe të sigurt.

Turqia ofron nje larmi zgjedhjesh si psh qytete te bukura dhe magjepse si Antalya , Alanya,Kemer , Belek , Side .

Më shumë se 31 milionë turistë vizituan vendin në vitin 2012. Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë,
pothuajse 80 përqind e të ardhurave vijnë nga vizitorët e huaj. Ata thonë se numri më i madh i turistëve erdhi
nga Gjermania, Rusia dhe Britania por dhe Shqiperia nuk ngelet mbrapa me numrin e pushuesve ne Turqi.

 

(më tepër…)


Pushime ne Greqi


Turizmi

Greqia njihet për peisazhin e mrekullueshëm të saj të thyer, thesarëve të saj të paprekur, brigjet e saj të pafund dhe 6000 ishujt e mëdhenj e të vegjël, të famshëm në të gjithë botën, për shkak të bukurisë së pakrahasueshme të tyre.

Numri i turistëve nga e gjithë bota u rrit nga 15.000.000 në 2010 në më shumë se 16.000.000 në 2011, duke shënuar një rritje prej 10%. Këtë vit pritet të mbërrijnë 17.000.000 turistë nga e gjithë bota (pothuajse dyfishi i popullsisë së vendit).

(më tepër…)